Holanda dixhitalizohet, rriten rreziqet për sigurinë kibernetike në të gjithë vendin. Rritja e shpejtë e inteligjencës artificiale solli kërcënime të reja ndaj sigurisë kibernetike.
Specialistët nënvizojnë se mjetet me inteligjencë artificiale zbulojnë dobësitë më shpejt se më parë.
Analizat të cilat dikur zgjatnin shumë tani përfundojnë brenda pak orëve të një dite. Studimi i kompanive Hadrian dhe AISLE zbuloi qindra mangësi në sistemet publike digjitale.
Veçanërisht sistemet e paazhornuara dhe softuerët e vjetër mbeten më të prekshëm nga sulmet kibernetike. Ekspertët theksojnë investimet e shtuara në teknologji si çelës për mbrojtje më të mirë
