Spanje goditet nga protesta të rinjsh me episode dhune ndaj autoriteteve policore. Qindra të rinj me rroba të zeza u mblodhën në sheshin katalonia në Barcelonë.
Protesta u organizua nga të rinjtë dhe shpejt u shndërrua në përplasje të dhunshme.
Disa protestues dogjën kontejnerë të mbeturinave dhe hodhën shishe kundër forcave policore. Incidentet çuan në ndërhyrje të menjëhershme të policisë nëpër rrugët anësore të qytetit.
Gjatë përplasjeve raportohen persona të plagosur dhe të arrestuar nga autoritetet lokale. Situata në Barcelonë mbetet e tensionuar ndërsa autoritetet monitorojnë mundësinë e trazirave të reja
