Rusia rishtas u bën thirrje diplomatëve dhe të huajve të largohen nga Kievi. Moskva njofton plane për të vazhduar sulmet hakmarrëse në kryeqytetin ukrainas Kiev.
Ministria ruse e Jashtme paralajmëron pasoja të mundshme për ata që nuk largohen.
Forcat ruse synojnë objektiva ushtarake në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës. Kievi po përballon sulme intensive, ndërsa trafiku në qytet ka rënduar shumë.
Kryebashkiaku i Kievit Kliçko e përshkruan situatën si mjaft dramatike dhe serioze. Zyrtarët ukrainas shqetësohen për dëmtime të mëtejshme të infrastrukturës së energjisë këtë dimër
