Tre biznese në Francë u mbyllën nga autoritetet për shkelje administrative. Autoritetet franceze në Nice intensifikuan kontrollet ndaj bizneseve në lagjen Moulins të qytetit.
Në inspektimet e fundit morën pjesë policia kombëtare dhe ajo bashkiake, sipas njoftimeve lokale.
Përveç ndërprerjes së tre bizneseve, një qytetar u ndalua për armë dhe drogë. Synimi ishte ndalimi i punës së paregjistruar dhe i personave pa leje të punës.
Policia theksoi monitorimin e vazhdueshëm ndaj shkeljeve të rregulloreve të administratës lokale. Operacionet policore do të vazhdojnë, duke synuar respektimin e ligjeve dhe garantimin e sigurisë
