Gjermania fuqizon operacionet e shërbimeve të saj të inteligjencës me ligj të ri. Kuvendi federal pranoi ligjin që i ofron shërbimeve inteligjente më shumë kompetenca operacionale ndaj rreziqeve.

Shërbimet mund të neutralizojnë burimet e sulmeve kibernetike, të manipulojnë ose fshijnë të dhënat dixhitale sipas nevojës.

BND-së do t’i lejohet organizimi i sabotimeve jashtë vendit, por pa dëmtuar integritetin fizik të personave. Ligji lejon analizën e të dhënave me inteligjencë artificiale dhe përdorimin e kërkimeve biometrike online.

Rregullat e reja forcojnë mbikëqyrjen nga Këshilli i Pavarur, duke ruajtur kontrollin parlamentar ekzistues. Ekspertët dhe grupet civile kritikojnë ligjin, duke ngritur shqetësime për shkelje të të drejtave themelore