Putin kërkon rindërtimin e shpejtë të infrastrukturës logjistike të dëmtuar në Rusi. Presidenti rus zhvilloi një mbledhje me zyrtarë për të shqyrtuar gjendjen ekonomike të vendit.

Putin theksoi se kapaciteti logjistik dhe depozitimi është dëmtuar nga sulmet ukrainase së fundmi.

Tregtia ka vijuar të funksionojë me qëndrueshmëri, pavarësisht dëmeve të shkaktuara infrastrukturës. Ai kërkoi përfshirjen e shtetit në rindërtimin e të gjithë infrastrukturës së dëmtuar në mënyrë urgjente.

Vëmendje e veçantë duhet treguar ndaj zhvillimit teknologjik të objekteve që rindërtohen rishtazi. Sulmet dhe sanksionet ndikojnë negativisht në rritjen ekonomike, theksoi presidenti i shtetit rus