Bullgari njofton rezultatet e operacionit ndërkombëtar BALKAN BRIDGE kundër trafikimit të paligjshëm. Operacioni u zhvillua në pikën kufitare Kapitan Andreevo, në bashkëpunim me disa shtete evropiane.
Në aksion morën pjesë edhe agjenci të sigurisë nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.
Bashkëpunimi u koordinua nga Frontex, me mbështetjen e Europolit dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Qëllimi kryesor i këtij operacioni ishte lufta ndaj rrjeteve të kontrabandës njerëzore.
Kjo nismë e dytë forcoi bashkëpunimin rajonal kundër trafikut dhe migracionit të paligjshëm. Operacioni BALKAN BRIDGE do të vazhdojë të zgjerojë bashkëpunimin në mbarë rajonin evropian
