Maqedonia e Veriut, aksion i madh kundër organizatave të krimit të organizuar. Operacioni u zhvillua pas urdhrit nga Prokuroria për Luftë kundër Korrupsionit në Shkup.
Policia bastisi tre vende në Shkup, Koçan dhe Tetovë, duke kryer kontrolle të hollësishme.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar para të gatshme, ar, cigare, ilaçe dhe shumë pajisje. Autoritetet evidentuan dëm të madh financiar për buxhetin e shtetit nga veprimet ilegale.
Akuza ngrihen ndaj disa të dyshuarve për kontrabandë, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Hetimet po vazhdojnë, ndërsa policia njoftoi për arrestimin e gjashtë të dyshuarve kryesorë
