Bullgari konfiskon pasuri në limanet pas hetimeve për më shumë se dy milionë euro. Hetim ndërkombëtar në Bullgari çon në kapjen e mallrave të dyshuara për mashtrim.

Autoritetet sekuestruan dymbëdhjetë kontejnerë me module teknike në dy limane të rëndësishme.

Mallrat e konfiskuara përfshijnë pajisje të lidhura me teknologjinë litium jon në Burgas dhe Varna. Sipas Agjencisë së Doganave, vlera e sekuestruar tejkalon dy milionë euro gjithsej.

Bashkimi Evropian dyshon për korrupsion dhe mashtrim në dy projekte të financuara bashkërisht. Hetimet janë zgjeruar dhe informatat do ndahen me Prokurorinë Evropiane në ditët në vijim