Holande, Geert Wilders akuzon publikisht Islamin dhe ofendon besimtaret myslimane. Lideri i partisë ekstremiste PVV, Wilders, deklaroi publikisht akuza të reja kundër Islamit.

Wilders gjatë një fjalimi në parlament thelloi retorikat ndaj profetit dhe komunitetit mysliman.

Pas fjalimit, në rrjetet sociale, ai e justifikoi qasjen e tij si të bazuar në fakte. Deklaratat kanë nxitur reagime të shumta nga faktorë ndërkombëtarë dhe liderë të Bashkimit Evropian.

Qëndrimi i institucioneve evropiane ndaj rritjes së urrejtjes konsiderohet shqetësues në shoqëri. Publiku reagon ashpër për mungesë masash konkrete kundër retorikës nxitëse dhe fyerjeve sistematike