Belgjika rrit presionin për zë më të lartë të makinave elektrike në rrugë. Instituti Vias njofton se makinat elektrike shtojnë rrezikun për udhëtarët më të pambrojtur.

Motorët e heshtur mund të sjellin më shumë aksidente për këmbësorët dhe çiklistët në qytete.

Në pesë vitet e fundit, përdorimi i makinave hibride dhe elektrike është zgjeruar ndjeshëm. Ligji kërkon që çdo makinë elektrike të ketë sistem audio paralajmërues për siguri.

Studimet theksojnë se zëri aktual i makinave nuk është ende mjaftueshëm i dallueshëm. Vias propozon rritje të volumit minimal dhe frekuenca që identifikohen lehtë nga përdoruesit