Gjermania po ndjen mungesë të theksuar të fuqisë punëtore nga Europa Lindore. Shumë vite me radhë Gjermania tërhiqte emigrantë nga Bullgaria dhe Europa Lindore vazhdimisht.
Në dy vitet e fundit ka rënë ndjeshëm numri i ardhjeve të reja nga këto vende.
Analizat tregojnë ndër të tjera rënie të ndjeshme nga Bullgaria, Rumania dhe Kroacia. Shkak kryesor renditen pagat e afruara dhe zhvillimet ekonomike në këto shtete lindore.
Gjermania përballet me nevojë të madhe për punëtorë në bujqësi, ndërtim dhe logjistikë. Ekspertët propozojnë lehtësira ligjore për viza që të tërhiqen profesionistë të rinj të huaj
