Franca me operacion sigurie në transportin publik, autoritetet njoftojnë katër arrestime. Operacioni zhvillohet për të rritur sigurinë në zonën Val-d Oise të Francës.

Në stacionin Enghien-les-Bains, morën pjesë policia kombëtare, bashkiake dhe njësi të specializuara.

Në kontrolle u përfshinë edhe qentë e trajnuar posaçërisht për zbulimin e drogave. Një person arrestohet për tregti të drogës dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

Listës së kërkuesve iu shtua një i arrestuar, gjithashtu procedohet ndaj një të huaji. Autoritetet raportojnë reduktim të vjedhjeve me dhunë në transportin publik gjatë këtij viti