Gjermania përjeton krizë demografike mes rënies së lindjeve në nivelin më të ulët historik. Analistët paralajmërojnë se rënia e lindjeve ka rritur presionin mbi sistemin social kombëtar.

Çdo vit numri i fëmijëve të lindur vazhdon të zvogëlohet pavarsisht masave shtetërore të ndërmarra.

Sipas ekspertëve, kërkesa për punëtorë të kualifikuar nga jashtë shqyrtohet si zgjidhje afatshkurtër. Problemet sociale dhe ekonomike përmenden si faktorë kryesorë në uljen e numrit të lindjeve.

Shtimi i moshës së prindërve ndikon negativisht në fertilitet dhe vështirëson rritjen natyrore të popullsisë. Ekspertët kërkojnë rregulla më të ashpra ndaj kimikateve që dëmtojnë shëndetin riprodhues të qytetarëve.