Popullsia e Bashkimit Evropian pritet të fillojë rënien nga viti dy mijë e njëzet e nëntë. Komisioni Evropian publikoi një raport ku theksohet ngadalësimi i rritjes demografike këto vite.

Nga vitet gjashtëdhjetë deri sot, popullsia e Bashkimit Evropian u rrit ndjeshëm sipas të dhënave.

Raporti parashikon se pas vitit dy mijë e njëzet e nëntë pritet rënie e vazhdueshme. Rritja e popullsisë varet gjithnjë e më shumë nga migrimi, jo rritja natyrore e popullsisë.

Mosha mesatare e Bashkimit Evropian ka arritur gati pesëdhjetë vjet për shkak të plakjes. Në fund të shekullit pritet përqindja e të moshuarve të jetë dukshëm më e lartë